Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar nga Stacioni Policor në Suharekë në Qendrën Rajonale të Komunikimit në Prizren.
Sylaj për Klankosova.tv ka mohuar raportime e medieve si i njëjti është shkarkuar por se është transferuar për nevoja operative.
“Nuk është shkarkim. Jam transferuar si shef i Qendrës Rajonale të Komunikimit në Prizren. Veç për nevoja operative. Kurrë s’kam pasë masë apo vërejtje, veç për nevoja operative”, tha Sylaj për Klankosova.