Eurodeputeti çek, Tomáš Zdechovský, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe duke kërkuar pasoja në procesin e integrimit evropian të Serbisë.
Zdechovský tha se ishte i tronditur nga ajo që dëgjoi nga ministrja serbe, duke theksuar se retorika e saj është e papajtueshme me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.
“Isha plotësisht i shokuar nga ajo që dëgjova nga ministrja e Serbisë. Nuk ishte vetëm tronditje, por diçka krejtësisht e papranueshme. Nëse kjo grua është vërtet ministre, ne duhet ta nxjerrim Serbinë nga negociatat”, deklaroi eurodeputeti çek.
Ai e krahasoi deklaratën e Paunoviqit me relativizimin e krimeve naziste pas Luftës së Dytë Botërore.
