Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratës skandaloze që deputeti Fatos Geci ka thënë sot në Kuvend.
Ajo ka thënë se qëndrimi i tyre për luftën çlirimtare është publik i qartë dhe qëndrojnë pas tij.
“Sot këtu në këtë seancë u thanë shumë fjalë këtu, shumë të pavërteta gjithsesi ia vlen të theksohet publikisht ajo që besoj është e ditur nga qytetarët, qëndrimet e grupit parlamentar të VV-së në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së. Këto qëndrime janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër.
“Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri dhe atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit”, ka shtuar Nagavci.

