Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dedaj: Më 7 qershor duhet të marrë fund tallja me Kosovën

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 10:09
Dedaj: Më 7 qershor duhet të marrë fund tallja me Kosovën

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit të saj, duke i quajtur “dezertorë”, “uzurpatorë” dhe “politikanë të vonuar”.

Dedaj tha se liria dhe shteti i Kosovës janë arritur falë sakrificës së popullit, luftës së UÇK-së, familjes Jashari, si dhe mbështetjes së SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

Shkrimi i tij:

DY FJALË PËR DEZERTORËT DHE UZURPATORĒT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Shteti dhe liria arrihen me punë, sakrifica, gjak dhe dashuri.

Kosova nga viti 1990- 2008, i ka realizuar të gjitha objektivat dhe përgjegjësitë e themelimit të Republikës së Kosovës, me kontributin e levizjes politike të viteve të 90-ta në krye me Presidentin Ibrahim Rugova dhe luften heroike të UÇK, dhe sakrifen biblike të familjes Jashari dhe qindra familjeve të tjera heroike, gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, si dhe mbështetjen vendimtare të SHBA, BE dhe NATO-s!

Konferenca e Rambujesë e udhehequr nga Presidenti Hashim Thaqi, demilitarizimi i UÇK në TMK, Plani i ish Presidentit Marti Ahtisari, bisedimet në Vjenë, krijuan rrethanat historike që me 17 shkurt 2008, Presidenti Thaqi, të shpallë në Kuvendin e Kosovës, Deklaraten e Pavarësisë së Kosovës!

Shumica nga ju të LVV, dezertorë, uzurpatorë dhe politikan të vonuar, si dhe shumë nga ju që ishit azil politik kudo në Europë e deri në Australi, dhe erdhet pas luftës në Kosovë, nga kompleksi i inferioritetit, po të ua dëgjojmë deklaratat në media dhe në fushata elektorale, dukeni tragjiko-komik, frigacak, mburravec dhe femijë endacak e të lazdruar.

Duke mos pasur merita për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ju hajnisht mundoheni t’i zhveshni veprimtarët meritor të viteve 1990-2008, duke fyer kontributin e tyre, duke fyer luftën titanike të UÇK dhe duke u paraqitur rrejshem si gjoja çlirimtar të vonuar dhe përmes këtyre gënjeshtrave të kriminalizuara dhe brutale, të fitoni vota dhe pushtet pa merita dhe padije, duke u bërë Kryeministra, Presidente, Deputet e Ministra dështak dhe si tē tillë duke e kollapsuar dhe shkatërruar Republiken e Kosovës!

Me 7 qershor 2026, duhët të marrë fund kjo tallje ironike në Kosovë, duke mos votuar piratet politik, mashtruesit ordiner dhe azilantët e vonuar jashtë Atdheut, të grumbulluar si vetë e qyqeve në kalicioni e kuq të LVV, i cili ka grumbulluar mashtrues, pirat politik, egoist dhe rracen më të ultë dhe më jomeritore të Kosovës, të cilët as nuk dinë, as nuk munden dhe as nuk do të themelojnë institucionet shtetērore dhe Kosova do të denigroj deri në rrezikimin e vetë Republikës së Kosovës!

gjergj dedaj

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti
  • 21:46Rexhaj: Nuk e di a mundet me u tërheqë lënda në Kushtetuese – s’i bën mirë Kosovës e as atyre që janë në Hagë kjo shtyrje VV-PDK
  • 21:43Christopher Hill pas verdiktit në Hagë: U çudita dhe u zhgënjeva shumë nga dënimi i Thaçit
  • 21:42Haziri në natën e gjashtë të protestës: Ky shesh nuk kërkon ndarje, kërkon bashkim – na ka bashkuar UÇK-ja
  • 21:41“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime