Në Deçan, dje ka ndodhur një incident me armë zjarri.
Policia është njoftuar se një person, ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vetëplagosur.
