Daut Haradinaj ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Laurent Krasniqi. Do të të kujtojmë gjithmonë me harenë tënde”, ka shkruar Haradinaj, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.