Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein për gratë dhe takimin me Lavrov: “Janë të reja për ty”, “mos u bë i keq, nuk më ke parë në aksion”

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 10:26
Dalin bisedat e Lajçak me Epstein për gratë dhe takimin me Lavrov: “Janë të reja për ty”, “mos u bë i keq, nuk më ke parë në aksion”

Këshilltari i kryeministrit sllovak, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqje pasi janë publikuar mesazhet e tij me të akuzuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Ish emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe Epstein kanë diskutuar me entuziazëm për gratë dhe për një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton BBC .

Pasi Epstein dërgoi një imazh, i cili nuk mund të shihet në video, Lajcak përgjigjet: “Pse nuk më fton për këto lojëra? Do të merrja vajzën ‘MI’.”

“Kush nuk do të donte,” i përgjigjet Epstein. “Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv. Edhe motrat e tyre.”

Më vonë gjatë bisedës, Epstein mund të shihet duke iu lutur Lajcak që t’i kërkojë Lavrovit t’i marrë një bluzë me Lavrovin dhe Viltaly Churkin, një ambasador rus në OKB i cili kishte vdekur vitin e kaluar.

“Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat,” shkruan Epstein, me të cilën Lajčák pajtohet.

Epstein më pas thotë: “Pa shaka, motrat e tyre po notojnë të dyja në pishinë.”

“Kjo nuk është e drejtë!” përgjigjet Lajcak.

“Megjithëse të gjitha janë nën 30 vjeç. Pra. Ndoshta shumë të reja për ty,” shton Epstein. “Ose duhet të them nën 50 vjeç.”

“Mos u bë i keq. Nuk më ke parë në aksion”, ia kthen Lajçak.

Në një email drejtuar Epstein në nëntor 2017, Lajcak i kërkon Epstein të ndihmojë një producente filmash që ta fusë filmin e saj në listën e ngushtë për çmimet Oscar të atij viti.

Lajcak fillimisht mohoi të kishte diskutuar për gratë me Epstein kur dosjet u publikuan të premten, sipas mediave sllovake. Më vonë thuhet se ai tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen për të shmangur dëmtimin politik të Ficos.

Më shumë nga Lajme

  • 18:38Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër