Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 18:06
Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh

Zyrtarët e LDK-së, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi, kanë reaguar lidhur me situatën politike dhe bllokadën institucionale në vend, duke kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe qasjen politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Selmanaj ka thënë se Vetëvendosje, e cila sipas tij dikur tentonte ta ndalte punën e qeverive, sot po e mban peng Kosovën, ndonëse i ka numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Dikur tentonin ta ndalnin Qeverinë. Sot po e ndalin Kosovën”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen për “shantazh, manipulim dhe bllokadë”, duke thënë se dy vite bllokadë nuk mund të konsiderohen qeverisje, por dështim.

Sipas Selmanajt, Kosova nuk ka nevojë për kriza të prodhuara politikisht dhe lojëra me institucionet, por për përgjegjësi, punë dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve.

Në anën tjetër, Arben Gashi është ndalur te kultura politike në Kosovë dhe përplasjet e vazhdueshme mes partive, duke ngritur pyetjen: “Pse jemi këtu ku jemi?”

Gashi ka thënë se për shumë gjatë sulmi ndaj kundërshtarit, krijimi i konflikteve dhe populizmi kanë qenë mënyra më e lehtë për të fituar vota dhe përkrahje, ndërsa ndërtimi i marrëveshjeve dhe puna për ta bindur qytetarin me ide kanë kërkuar më shumë përgjegjësi.

Duke iu referuar situatës në Kuvend, Gashi ka kujtuar edhe vitin 2014, duke thënë se, pavarësisht kalimit të 12 viteve dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kosova po përballet sërish me probleme të ngjashme: moskonstituim, përplasje politike, akuza dhe skena me vezë.

“Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, ka shkruar Gashi.

gashiselmanajkosova

Të ngjashme

Foda tregon se ku dështoi Kosova

Foda tregon se ku dështoi Kosova

21:03
Notat e lojtarëve, këta ishin më të dobëtit te Kosova

Notat e lojtarëve, këta ishin më të dobëtit te Kosova

20:39
Kosova pëson humbje nga Austria

Kosova pëson humbje nga Austria

19:39
Kosova bën tri zëvendësime në fillim të pjesës së dytë

Kosova bën tri zëvendësime në fillim të pjesës së dytë

19:25

Më shumë nga Lajme

  • 08:55Tentim-vrasje në Lipjan, arrestohet i dyshuari
  • 08:49Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë
  • 08:31Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
  • 08:29Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës
  • 08:27Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni