Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), kanë publikuar raportin “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”.
Ky raport ka evidentuar pjesëmarrjen e politikaneve gra e që u tha se është shifër e ulët në krahasim me burrat, derisa është kërkuar barazi gjinore në procesin zgjedhor të 7 qershorit.
Rezarta Krasniqi, nga ky institut përmendi zgjedhjet lokale dhe numrin e grave që kanë kandiduar për kryetare në komunat e vendit.
“Siç e dini, këto janë zgjedhjet vendore, të cilat i kemi kaluar. Këto zgjedhje të fundit, thjesht kanë treguar, siç e keni kaluar, në ato 15 komuna, kemi pasur gra që kanë garuar, ndërsa në disa prej komunave të tjera, nuk kemi pasur asnjë grua kandidate për kryetare komune, dhe në bazë të dhënieve, besoj se i kemi pasur vetëm 10% gra të nominuara, të cilat kanë qenë të angazhuara nga subjektet politike për të filluar garën për kryetare komune. Dominimi i burrave në procesin e kandidimit që tregon një sfidë të vërtetë të promovimit të grave brenda subjektit politik, siç është edhe në nivelin e tyre, ndërsa, grupi i dytë i cili tregon pas zgjedhjeve, kishim 37 kryetarë komunash burra, të zgjedhur nga qytetarët dhe kemi vetëm një grua kryetare të një komune. Ajo tregon se përfaqësimi është i ulët në shumicën e rasteve dhe është një mbështetje reale, por nuk mund të themi që është mbështetje reale e qytetarëve, nuk është vullneti i qytetarëve, por është çfarë iu servohet qytetarëve. Andaj, edhe kjo reflekton në procesin pastaj të rezultateve”, tha Krasniqi.
Ajo gjithashtu përmendi ligjin për barazi gjinore duke thënë se barazia gjinore arrihet vetëm atëherë kur ka përfaqësim 50 me 50.
“Kandidimet e subjekteve politike dhe mbështetja elektorale, i kemi listuar subjektet politike nga ajo se sa gra kanë nominuar në këtë drejtim, prijnë subjektet politike AAK-ja dhe PDK-ja, të cilat kanë kandiduar nga tre gra për kryetare komuna në zgjedhjet e kaluara, dhe pastaj janë të niveleve të tjera, ku kandidatë burra kanë marrë gjithsej 98% të votave të përgjegjshme, ose 820.000 vota, ndërsa gratë vetëm rreth 16.000 vota që i vjen 2% të totalit të votave në bazë të rezultateve. Përveç përfaqësimit të ulët të kandidimit, gratë kanë edhe një sfidë tjetër, të cilat përballen, që është mungesa e kësaj mbështetjes, nga ana e elektoratit, si dhe mungesën e mbështetjes nga subjektet politike, që është një temë e cila kërkon një vëmendje. Ne gjithashtu i gjithë procesi mund të vjen nga vetë subjektet politike, ne e përmendëm edhe më herët kuotën, mirëpo kuota është bazë nga e cila nuk mund të biem, por vullneti politik është ai që mund ta çojë përpara. Edhe në ligjin për barazi gjinore, edhe në pjesën e ligjit të zgjedhjeve, thuhet se barazia gjinore, atëherë arrihet kur kemi përfaqësim 50 me 50 të barabartë, ndërsa 30 që është minimumi nga i cili ne nuk mund të biem poshtë, mirëpo zakonisht shkohet në minimum nga ana e subjekteve politike. Dhe nga nominimet, nuk kemi vazhduar më shumë me prezantimin te pjesa e kandidatëve gra, meqë kanë qenë vetëm 20, ndërsa në këtë analizë keni edhe të dhëna të tjera, mirëpo tregon se përfaqësimi i grave për kryetare komuna është shumë josimbolik dhe është shumë joproporcional, ndaj kandidimit me burra dhe është shumë larg arritjes së barazisë gjinore në këtë drejtim”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj barriera të ndryshme vazhdojnë të ekzistojnë edhe edhe brenda strukturave të subjekteve politike për avancimin e grave në këtë drejtim.
“Barrierat e ndryshme vazhdojnë edhe brenda strukturave të subjekteve politike për avancimin e grave në këtë drejtim, si dhe në pozitat ndihmëse, edhe brenda subjektit, gjithashtu edhe brenda , komunave në të cilat veprojnë subjektet politike. Shumë shpesh është diskutuar në vitin e kaluar që 20 gratë, të cilat kanë qenë në pesëmbëdhjetë komuna, duke u dalluar si kryetare komunash, kanë qenë pikërisht në komunat që kanë pasur mundësi shumë të vogla për t’u zgjedhur si kryetare, andaj kjo ka shkuar gjithashtu edhe me përfaqësimin e votës në të njëjtin drejtim, sepse subjektet politike atje ku e kanë pasur bastionin më të fortë, kur e dinë që e kanë elektoratin më të organizuar, e dinë që marrin më shumë vota, zakonisht kanë nominuar emra të burrave për kryetarë komune dhe nuk kanë nominuar gra në këtë drejtim. Andaj edhe në komunat kryesore, në komunat e mëdha, e kemi pak gra që kanë kandiduar në këtë drejtim, kryesisht i kemi në komuna të vogla dhe komuna më të shpërndara, ku partitë nuk e kanë shumë të fortë bastionin e marrjes së votave”, tha Krasniqi.
