Një person i maskuar ka tentuar të grabisë një pikë të derivateve në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, duke kërcënuar me thikë dy punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punëtorëve, por nuk ka arritur të marrë asgjë.
Pas dështimit të grabitjes, ai e ka hequr maskën dhe u ka thënë punëtorëve se “ka bërë shaka”, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.
“Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.