Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 09:00
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

Siç shkruan CNN, pamje nga Teherani tregojnë një turmë njerëzish në Qendrën e Mjekësisë Ligjore Kahrizak, teksa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre mes qindra trupave.

Njerëzit janë mbledhur përpara një monitori që shfaq fotografitë e të ndjerëve dhe sipas informacioneve mund të ketë deri në 250 trupa.

Në një tjetër video, sipas CNN, shihen trupa në thasë të zinj të rreshtuar në një trotuar jashtë ndërtesës, me njerëz të mbledhur përreth.

Dëgjohen britma dëshpërimi dhe shihen persona që qajnë pranë trupave.

Disa trupa vendosen në një zonë me dhe pranë ndërtesës, ndërsa familjet kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim ka publikuar një video me pamje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Videoja tregon një gazetar të agjencisë duke folur me persona të cilët rrëfejnë se të afërmit e tyre (të ndjerë) nuk ishin protestues. Një burrë i pikëlluar, mes lotësh, i tregon gazetarit se e dashura e tij është goditur në kokë nga një gur dhe se viktima ishte pro-qeverisë.

Duke folur para kamerës, gazetari thotë se mes viktimave ka edhe protestues që “synonin të përplaseshin” me forcat e sigurisë ose “donin të merrnin nën kontroll një bazë ushtarake apo diçka të ngjashme dhe mund të kenë përdorur armë”.

“Por shumica e këtyre njerëzve ishin qytetarë të zakonshëm dhe familjet e tyre janë familje të zakonshme“. shton ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme