Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Clinton: Shumë njerëz menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë, por e dija se kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 13:34
Clinton: Shumë njerëz menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë, por e dija se kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një panel së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Kjo në panelin e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Clinton në fjalimin e tij kujtoi ndërhyrjen në Kosovë. Ai tha se shumë njerëz e konsideruan të çmendur, për shkak të vendimit për të ndërhyrë në Kosovë. Por, Clinton tha se e bëri, sepse e dinte që kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë.

“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dh në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, tha Clinton.

Ndërkaq, presidentja Osmani tha se Kosova ka mësuar se liria nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe popujt kanë gjithmonë nevojë për aleanca për të vazhduar përpara.

“Duke ju dëgjuar në atë që e thashë ma kujtoi miliona njerëz në botë që nga erdhën në ndihmë kur kishim nevojë, por sot mund të flasë si presidente, por vite më parë unë isha ai fëmija që priste në radhë për ushqim. Fëmijët që po ndihmoni sot, gratë që po ndihmoni sot, do të ulen këtu nesër. Ju e thatë që kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë, ne nuk do të dorëzoheshim kurrë, sepse jemi popull që kemi qenë në okupim për vite dhe pavarësisht kësaj kurrë nuk e kemi humbur identitetin tonë dhe kurrë nuk jemi dorëzuar. Sot Kosova është demokraci e fortë dhe një shtet që mund të përballet me sfida, por edhe testament se shtetet e vogla mund të kenë ndikim. Sepse nuk mund të definohemi nga gjeografia, por nga historitë që kemi për të treguar”, tha Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:10E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar
  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
  • 09:54Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin