Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: VV-ja ka lënë të kuptohet se e refuzon zbatimin e aktvendimit – është situatë absurde

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 19:05
Çitaku: VV-ja ka lënë të kuptohet se e refuzon zbatimin e aktvendimit – është situatë absurde

Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se një mendje normale dhe e shëndosh nuk mund ta kuptojë reagimin e VV-së se si mund të refuzohet me kësi lloji kryeneçësie vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Çitaku tha se kjo është situatë sureale dhe sipas saj, s’ka fije logjike në krejt këtë që po ndodh pasi tha se nuk duhet të jetë dikush gjeni për ta lexuar drejt dhe qartë situatën.

“Gjuha e përdorur në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është shumë e qartë dhe saktësohet me precizitet kirurgjik procedura e zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së kuvendit”.

“Çfarë kemi dëgjuar nga deklaratat publike, konferenca e Haxhiut, çdo gjë deri më tani lë të kuptohet se VV-ja refuzon ta pranojë dhe ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një situatë absurde, anormale, territor krejtësisht i pashkelur”, tha Çitaku në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, Çitaku tha se politika nuk është për njerëz të papjekur, duke aluduar kështu tek eksponentët e VV-së, pasi tha se vendi gjendet në një situatë që do të ishte e paimagjinueshme një dekadë më herët.

“Kjo gjykatë ka marrë vendime, ka dërguar presidentë në shtëpi, e ka dërguar vendin në zgjedhje pas rrëzimit të Qeverisë Hoti në kohë pandemie. Ka marrë vendime të njëpasnjëshme që herë na kanë konvenuar herë jo, por nuk është çështje diskutimi se a zbatohen këto vendime a jo”.

“Tash, imagjinojeni me çfarë krijesash joracionale kemi të bëjmë. Përpjekja e eksponentëve të VV-së është për ta delegjitimuar çdo institucion”, tha ajo.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:54Juristi amerikan pas verdiktit ndaj krerëve të UÇK-së: Specialja u krijua për qëllime politike, të shpërbëhet
  • 13:51Seancë për Specialen, Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend
  • 13:49Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike
  • 13:48OVL e UÇK-së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë
  • 13:46Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë