Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar mirësinë dhe sakrificën që ky vend përfaqëson .
Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Çitaku theksoi se Amerika nuk është vetëm e fuqishme apo e pasur, por mbi të gjitha është e mirë sepse, siç tha ajo, “amerikanët janë të tillë”.
“Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë,” shkroi Çitaku, duke ndarë edhe një përjetim personal që përfshinte nipërit e saj, Arbërin dhe Diellin, të cilët kishin takuar disa ushtarë amerikanë në një piceri.