Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar Memli Krasniqin për drejtimin e partisë në rrethana të vështira.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë respekti për Krasniqin, qysh katër vjet pasi mori udhëheqjen e PDK-së, veçse është rrituR.
“Faleminderit Memli. E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur”, ka shkruar ajo.
