Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Komandanti i ISF zbarkon në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për participimin e FSK në misionin në Gaza

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 12:47
Komandanti i ISF zbarkon në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për participimin e FSK në misionin në Gaza

Është nënshkruar Marrëveshja e Participimit për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gaza.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të Komandantit të ISF-së në Gaza, Gjeneral Major Jasper Jeffers, në prani të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes, ndërmjet përfaqësuesve të BoP/ISF Gaza dhe Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Jeffers vlerësoi vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në mision, ndërsa Jashari theksoi se pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Kosovës për të kontribuar në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Sipas FSK-së, ky angazhim synon rritjen e kontributit të Kosovës në sigurinë ndërkombëtare dhe kalimin nga një importues i sigurisë në një eksportues të saj, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet.

Njoftimi i plotë i FSK:

Nënshkruhet Marrëveshja e Participimit për pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese Gaza

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Komandantit të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (International Stabilization Force -ISF) Gaza, Gjeneral Major Jasper Jeffers, dhe stafit të tij, në praninë e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes, u nënshkrua Marrëveshja e Participimit ndërmjet përfaqësuesve të BoP/ISF Gaza dhe Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të këtij misioni.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, GJM Jeffers, në cilësinë e Komandantit të ISF Gaza, vlerësoi lart vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në këtë mision ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

Gjeneral Major Jeffers shprehu gjithashtu mirënjohjen për udhëheqjen e Kosovës dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar angazhimin dhe lidershipin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të këtij misioni.

Nga ana e tij, GLT Jashari falënderoi GJM Jeffers për vlerësimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Kosovës për të dhënë kontribut konkret në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë.

KOMFSK theksoi se FSK synon të rrisë vazhdimisht kontributin e saj në sigurinë ndërkombëtare, me një objektiv të qartë strategjik, kalimin nga një importues i sigurisë në një eksportues të saj. Duke kontribuar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë, së bashku me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të Kosovës si kontribuuese aktive në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet.

gazamarrëveshjandërkombëtare

Të ngjashme

Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

Britania: Ndryshimet në Ligjin për Specialen mund të shkelin marrëveshjen ndërkombëtare

18:22

Më shumë nga Lajme

  • 20:28Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni
  • 20:16Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi
  • 19:56Paralajmëron Limaj: Brenda dy vjetësh kemi zgjedhje
  • 19:36RTK: Kërcënoi se do të aktivizonte mjet shpërthyes në banesë, arrestohet një person në Fushë Kosovë
  • 19:31Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm