Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka e secilin që nuk i nënshtrohet.
Ajo u shpreh se në vend që të japë llogari për dështimet, sipas saj, Kurti u bë mburojë politike për të “akuzuarit për shpërdorime milionëshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”.
“Mbrëmë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet. Prokurorinë. Gjyqësorin. Mediat. Aleatët. Oponentët. Në vend se të japë llogari për dështimet, ai u bë mburojë politike për të akuzuarit për shpërdorime milionshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”, shkroi ajo.
