Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çfarë pritet të ndodhë pas 5 nëntorit?

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 13:04
Çfarë pritet të ndodhë pas 5 nëntorit?

Të premtën e 31 tetorit presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në një takim të përbashkët liderët e partive politike.

Ky takim u mbajt pas dështimit të formimit të Qeverisë të propozuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit, e para e vendit tha se në takimin konsultues, partitë i shprehën qëndrimet e tyre lidhur me mundësinë e daljes nga kriza, por tha se ajo ka kohë deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do t’i shpallë zgjedhjet e reja apo do ta mandatojë dikë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por çka pritet të ndodhë pas datës 5 nëntor?

Në një prononcim për Indeksonline, profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka theksuar se pas kësaj datë e para e vendit duhet që ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

‘’Të mandatohet një mandat i ri, nëse i kanë bërë shumicën këta të parët që kanë qenë aty e nësë jo atëherë të bëhet shpallja e zgjedhjeve të reja, në bazë të nenit 95-të të Kushtetutës. Nuk ka ndonjë afat shtesë për propzim të ndonjë mandatari të ri’’, ka thënë Baraliu për Indeksonline.

Baraliu më tutje thotë se në bazë të afateve ligjore, zgjedhjet e reja do të duhet të mbaheshin në muajin dhjetor.

Me mos forimin e qeverisë gjasat që të ketë miratim të buxhetit për vitin 2026 janë të pakta. E për këtë Baraliu ka një përgjigje.

‘’Mos votimi i buxhetit sjellë dëmë të jashtëzakonshme, nuk e di se si partitë politike po i lejojnë vetës luks të sjellës me inate mes vete në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Është e paimagjinushme dhe e pa përsëritshme, kjo nuk ka spjegim, kjo është sjelle iracionale me pasoja të riparushme’’ thotë Baraliu për Indeksonline.

Ai thotë se egziston një mundësi ligjore sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm por jo si buxhet i por si zgjatje buxhetore

‘’Po edhe Osmani e tha vetë që mundet të propozjë zgjatje buxhetore. Kjo bëhët në bazë të ligjit për buxheti në një situatë kur diçka nuk funksion mirë sepse është e obliguar që të kujdeset për mbarvatjen dhe funksionimin e mirë të institucioneve dhe kushtetutshmërisë. Por këta nuk po e degjojnë as Presidentën, as Gjykatën Kushtetuese e as këshillat e njërëzve’’, thotë Baraliu.

Kuvendi

Të ngjashme

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

Prenkaj: VV nuk ka për qëllim të krijojë konsensus politik

09:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit