Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që nuk di dhe nuk do të qeveris, por dëshiron të sundojë.
Këto komente, Çitaku i bëri në emisionin Rubikon të Klan Kosova, teksa potencoi se PDK-ja nuk i përdor mjetet e propagandës siç i përdor Kurti me partinë e tij.
Ajo tha se rezultati nga zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë.
