Profesorit të filozofisë, Blerim Latifi, nuk i kanë pëlqyer fjalët e një gazetari të sportit rreth vdekjes së futbollistit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota.
Duke shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, Latifi citoi një gazetar të sportit, pa ia përmendur emrin, të ketë thënë në një televizion: “S’ke çka I bon; ka qenë e caktuar kështu”.
Latifi ishte aq i pakënaqur me këto fjalë, saqë e ofendoi gazetarin, duke e quajtur gomar dhe duke konsideruar se shoqëria Kosovare është e zhytur në “injorancë dhe budallallëk masiv”.