Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çështja e ujit të pijshëm, Agim Aliu tregon investimet që ka bërë qeverisja e tij në Ferizaj

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 17:49
Çështja e ujit të pijshëm, Agim Aliu tregon investimet që ka bërë qeverisja e tij në Ferizaj

Agim Aliu është edhe njëherë kandiat për kryetar të komunës së Ferizajt, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin, ndër të tjera, kryetari aktual foli edhe për çështjen e ujit të pijshëm në këtë komunë.

Ai konfirmoi se ka përfunduar një fazë e fizibilitetit ku do bëhet ndërtimi i digës në fshatin Firaj, i cili do zgjas pak, por se është një projeksion i duhur për të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm.“Janë disa çështje që jemi duke u angazhuar dhe janë duke u zhvilluar projektet, njëri prej tyre pa diskutim që është edhe çështja e ujit të pijshëm dhe është edhe pjesë e programit, është pjesë për Ferizajn e gjeneratës tjetër. Ne kemi pasur komunikime dhe takime me Berzhin që është financues dhe bartës i fizibilitetit për çështjen e zgjidhjes së ujit të pijshëm. Tashmë ka përfunduar një fazë e fizibilitetit ku do bëhet ndërtimi i digës në fshatin Firaj, i cili do zgjas pak por me rëndësi është projeksion i duhur për të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm. Por zgjidhja e përhershme e problemit të ujit të pijshëm është përmes studimit që duhet të bëhet për fizibilitetin e ndërtimit të ujëmbledhësit në fshatin Jezerc”, tha fillimisht ai.

Tutje, Aliu tha se problemet si kjo e çështjes së ujit duhet të jenë më shumë çështje e nivelit qëndror, por që me kapacitetet që kanë, po mundohen të bëjnë zgjidhje për qytetarët.Ai ka përmendur investimet që ka bërë qeverisja e tij, duke veçuar edhe shumat financiare të investuara, të cilat sipas tij, përsëri nuk i përmbushin kërkesat qytetare.

“Ne jemi porta e parë, dhe qytetarët na shohin si adresë për t’i ngritur këto çështje, por ajo që ne si komunë e Ferizajt kemi bërë gjatë kësaj kohë është se kemi investuar mbi 10 milionë euro në shtim të kapaciteteve të ujit dhe po ashtu në krijim të sistemit të ri të ujësjellësit aty ku nuk ka pasur. Ne kemi bërë investim prej 5 milionë euro në ndërtimin e një fabrike të ujit, që tashmë ajo është lëshuar dhe sado kudo e ka kompenzuar mungesën e ujit të pijshëm, ku ajo ka kapacitet mbi 50 litra në sekond, por sido qoftë edhe kjo është e pamjaftueshme karshi kërkesave, nevojave dhe karshi zhvillimit të madh dhe prurjeve të mëdha që ndodhin në qytetin e Ferizajt. Siç e dini, qyteti i Ferizajt është prej 3 qyteteve që ka numër më të madh të banorëve sesa regjistrimi paraprak. Tash i ka afër 110 mijë banorë, zakonshëm rreth 55 mijë deri në 60 mijë votues ka në qytetin e Ferizajt”, përfundoi Aliu.

ferizajPDK

Të ngjashme

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK

18:31
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut prangoset në Ferizaj, kërkohej nga INTERPOL-i

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut prangoset në Ferizaj, kërkohej nga INTERPOL-i

18:27
Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 22:33“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit
  • 22:32“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin
  • 22:15Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Ramadani: Përgjegjësinë duhet dhe do ta japin Haxhiu e Dehari
  • 21:56“Albin Kurti është baba i BUDALLËVE” – Bekë Berisha nuk kursehet