Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje opozitës që të propozojë tre emra mbipartiakë për një zgjidhje institucionale, duke shmangur sipas tij zgjedhjet e parakohshme .

Ai ka deklaruar se vendi nuk duhet të shtyhet drejt zgjedhjeve për kalkulime politike dhe se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

“Opozitë, ende jemi në pritje të tre emrave mbipartiak. Mos e shtyni vendin drejt zgjedhjeve për kalkulime të ngushta politike. Verdikti i qytetarëve tashmë është dhënë dhe duhet respektuar. Presim tre emra konkretë, jo arsyetime të pafundme. Koha kërkon përgjegjësi institucionale dhe maturi politike, jo bllokadë”, shkruan Bajqinovci