Policia në Prishtinë ka bërë të ditur se më 2 gusht, në stacionin policor Veriu, një qytetar ka dorëzuar një çantë e cila përmbante një portofol me para, por pa asnjë dokument identifikues.
Në mungesë të informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, policia i ka bërë thirrje personit që e ka humbur çantën që të paraqitet në stacion.
“Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor Veriu në Prishtinë”, thuhet në njoftim.