Historiani Jusuf Buxhovi e ka cilësuar deklaratë historike fjalën që tha ish-presidenti Hashim Thaçi në ditën kur dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë,
Sipas Buxhovit, mesazhi i Thaçit përfaqësonte një akt të rëndësishëm shtetëror.
“Deklarata e Hashim Thaçit atë ditë kur është nisur për në Hagë, kur ka dhënë dorëheqje, ishte historike. Unë e konsideroj si historike, sepse ka thënë: ‘Po shkoj në Hagë për ta mbrojtur Kosovën. Drejtësia do ta mbrojë dhe unë i besoj drejtësisë’”, tha Buxhovi mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës.
