Propozimi i Komisionit Evropian për Kornizën Financiare Shumëvjeçare është dokumenti më i rëndësishëm i këtij institucioni, i cili hap zyrtarisht negociatat për atë se ku do të shpenzohen mjetet financiare në periudhën 2028-2034.
Kësaj radhe, Komisioni Evropian propozoi një shumë prej 2 trilionë euro, për shtatëvjeçarin e ardhshëm, gati dyfishi i buxhetit të mëparshëm.
Edhe procesi i zgjerimit të BE-së përfshihet në këtë kornizë financiare:
“Zgjerimi është prioritet kyç. Nuk është vetëm qëllim politik, por investim strategjik në stabilitetin dhe prosperitetin e Europe. Prandaj, po e hapim plotësisht instrumentin ‘Global Evropë’ për vendet kandidate – jo vetëm për asistencë teknike, por edhe për reforma dhe projekte konkrete”, tha Ursula von der Leyen president e Komisionit Evropian.