Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bunjaku: Ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose larguar, sipërfaqet mund të jenë pastruar para mostrave

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 21:33
Bunjaku: Ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose larguar, sipërfaqet mund të jenë pastruar para mostrave

Infektologu Gramoz Bunjaku ka reaguar lidhur me rastet e dyshuara të helmimit në Prishtinë, duke theksuar se rezultatet negative të mostrave sanitare nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se është përjashtuar burimi i mundshëm i infeksionit.

Sipas Bunjakut, në raste të shpërthimeve epidemike, siç janë dyshimet për infeksione të shkaktuara nga Salmonella Enteritidis, hetimi nuk mund të mbështetet vetëm në analizat e mostrave sanitare, por duhet të bazohet në një kombinim të të dhënave epidemiologjike, klinike dhe laboratorike.

“Mostrat sanitare negative nuk e përjashtojnë burimin e infeksionit. Një rezultat negativ i mostrave sanitare nuk e përjashton domosdoshmërisht Salmonella Enteritidis”, ka shkruar Bunjaku.

Infektologu ka renditur disa faktorë që mund të ndikojnë në rezultatet e analizave sanitare, duke sqaruar se një mostër negative nuk do të thotë gjithmonë se burimi i infeksionit nuk ka ekzistuar.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë për disa arsye:

Ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose larguar para marrjes së mostrës;

Kontaminimi mund të ketë qenë i pabarabartë, që do të thotë se jo çdo pjesë e ushqimit përmban bakterin;

Sipërfaqet mund të jenë pastruar ose dezinfektuar para marrjes së mostrave;

Sasia e bakterit mund të ketë qenë nën kufirin e zbulimit laboratorik.

“Kjo mund të ndodhë sepse: ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose asgjësuar para marrjes së mostrës; kontaminimi mund të ketë qenë i pabarabartë, ndaj jo çdo pjesë e ushqimit përmban bakterin; sipërfaqet mund të jenë pastruar ose dezinfektuar para marrjes së mostrave; dhe, sasia e bakterit mund të jetë nën kufirin e zbulimit laboratorik”, ka deklaruar Bunjaku.

Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë hetimit të një shpërthimi epidemik, përfundimet nuk nxirren vetëm nga rezultatet e mostrave sanitare, por nga ndërthurja e të dhënave epidemiologjike, klinike dhe laboratorike.

Sipas tij, vetëm një qasje e tillë mund të ndihmojë në identifikimin e saktë të burimit të infeksionit.

IKSHPK

Më shumë nga Lajme

  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?
  • 22:46Qeveria i jep dritën e gjelbër, çka pritet tash pas miratimit të ndryshimit të Ligjit për Specialen