Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 18:41
Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Mbretëria e Bashkuar nuk ka plane të rishikojë angazhimin e saj në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Aleancës për optimizimin e pranisë së saj ushtarake në vend.

Siç mëson Klankosova.tv nga burime të veta, Londra zyrtare do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe në vitet e ardhshme, duke mbetur e përkushtuar ndaj ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Ky konfirmim vjen në një kohë kur NATO ka paralajmëruar mundësinë e zvogëlimit gradual të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, duke tërhequr një pjesë të trupave dhe pajisjeve, si pasojë e vlerësimit se situata e sigurisë në vend mbetet përgjithësisht e qëndrueshme.

Megjithatë, përkushtimi britanik tregon se disa nga shtetet kyçe aleate nuk po planifikojnë ndryshime në angazhimin e tyre aktual në Kosovë.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Gjermania!

Në një përgjigje për Klankosova.tv, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se nuk po planifikojnë zvogëlim të trupave të saj që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Sipas Berlinit zyrtar, Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë misionin dhe angazhimin e tyre në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë.”, ka thënë shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Gjithashtu, para pak ditësh, edhe Bundestagu gjerman kishte votuar për vazhdimin e misionit të saj në KFOR

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 12:09RTK: Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës vendosen mbi urën e Ibrit
  • 11:59Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët
  • 11:50Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja
  • 11:31Kriza politike, Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • 11:30Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25 të arrestuar