Ambasada britanike në Kosovë ka përkujtuar sot dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ende vazhdohet të mbahet zi për humbjen e tij, duke vlerësuar profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës që më 24 shtator 2023 rivendosi rendin, si dhe punën e prokurorëve të Kosovës në ngritjen e aktakuzës.
