Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa urgjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe në zona të tjera të vendit.
Bajrami ka deklaruar se stuhia ka shkatërruar brenda pak minutash punën disa mujore të fermerëve, duke dëmtuar qindra hektarë me kultura bujqësore.
Ajo ka bërë thirrje që Qeveria të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e breshërit.
