Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bosch: Nëse ka proces të drejtë, ish- krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 19:12
Bosch: Nëse ka proces të drejtë, ish- krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, gjatë një ligjërate në Kolegjin Universum, kritikoi raportin e Dick Martyt për trafikim organesh, duke e quajtur atë me shumë mangësi. Ai tha se ishte i irrituar nga mbështetja që mori ky raport nga zyrtarët evropianë. Bosch vlerësoi dorëzimin vullnetar të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe shprehu bindjen se ata do të shpallen të pafajshëm.

Një mysafirë i veçantë ka ardhur për vizitë në Kosovë. Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, të enjten mbajti ligjëratë publike para studenteve të kolegjit Universum.

Diplomanti holandez në fjalimin e tij u fokusua më shumë tek procesi gjyqësore në Hagë ku po gjykohen për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bosch fillimisht u shpreh tejet kritik për mënyrën se si e kishte shkruar raportin për trafikim organesh ish-senatori zviceran, Dick Marty.

“E mbaj mend se kam qenë jashtëzakonisht i irrituar kur u mbështet raporti i Dick Martyt, sepse në vlerësimin tim ai përmban shumë mangësi. Për këtë çështje kam pasur polemika edhe me zyrtarë të tjerë evropianë dhe jam habitur kur ata e mbështetën raportin e Martyt, në të cilin pretendohet se ka pasur trafikim organesh të kryera nga udhëheqës të UÇK-së”, ka thënë Bosch.

Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm në fund të procesit.

“UNMIK-u dhe EULEX-i kanë pasur mandat të plotë për hetimin e krimeve të luftës, prandaj lind pyetja pse ishte e nevojshme krijimi i një Gjykate tjetër. Fatkeqësisht, presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për themelimin e Gjykatës Speciale ishte shumë i madh. Është me të vërtetë e veçantë që Thaçi dhe të tjerët u dorëzuan vullnetarisht në Hagë, dhe kjo duhet të vlerësohet. Nëse zhvillohet një proces i drejtë gjyqësor, besoj se këta njerëz do të shpallen të pafajshëm nga kjo Gjykatë”, tha ai. Krejt në fund, bordi i kolegjit Universum nderoi Robert Bosch me çmimin global të lidershipit për forcimin e marrëdhënieve mes Holandës dhe Kosovës.

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës