Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Blogu ushtarak italian për Kosovën: Veriu burim i destabilitetit – dialogu me Serbinë mes ngërçit e armiqësisë me fjalë

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 18:30
Blogu ushtarak italian për Kosovën: Veriu burim i destabilitetit – dialogu me Serbinë mes ngërçit e armiqësisë me fjalë

Nga 14 tetori i këtij viti, KFOR-in do ta marrë nën drejtim gjenerali italian, Roberto Vergori. Në shkrimin e ““Brigatafolgore” për tranzicionin e komandës, thuhet se prej sfidave kryesore në Kosovë mbetet Veriu, Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kërcënimet hibride e dezinformomi dhe koordinimi shumënivelësh.

Sa i përket Veriut, në njoftim thuhet se fërkimet e vazhdueshme etnike dhe politike vazhdojnë të jenë faktor kryesor i paqëndrueshmërisë.

“Tensionet në veri të Kosovës: Fërkimet e vazhdueshme etnike dhe politike në komunat me shumicë serbe në veri vazhdojnë të jenë faktori kryesor i paqëndrueshmërisë, duke kërkuar kontroll të vazhdueshëm dhe të balancuar”, thuhet në shkrim.

Advertisement

Sa i përket Dialogut, thuhet se bllokadat dhe periudhat e përshkallëzimit verbal e diplomatike bëjnë të domosdoshme praninë e KFOR-it si palë e tretë garantuese dhe neturale.

“Normalizimi i marrëdhënieve Prishtina-Beograd: Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian vazhdon përmes fazave të ngërçit dhe periudhave të përshkallëzimit verbal dhe diplomatik, duke e bërë të domosdoshme praninë e KFOR-it si palë e tretë dhe garantues neutral.

Advertisement

Kërcënimet Hibride dhe Dezinformimi: Përtej dimensionit tradicional të sigurisë, rajoni është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të jashtme që synojnë destabilizimin e ekuilibrit të pushtetit në Ballkan.

Koordinim Shumënivelësh: Nevoja për të ruajtur ndërveprimin efektiv midis KFOR-it (ndërlidhës i sigurisë së nivelit të tretë), Policisë së Kosovës (ndërlidhës primar i sigurisë) dhe EULEX-it (ndërlidhës sekondar i sigurisë) për të parandaluar përshkallëzimet dhe për të menaxhuar menjëherë çdo krizë.”,thuhet “Brigatafolgore”.net.

dialoguitalianveriu

Më shumë nga Lajme

  • 19:32Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme
  • 19:31Radoiçiqi bashkë me djalin e Vuçiqit, Qeveria: Dëshmi që sulmi në Banjskë u planifikua dhe financua nga shteti i Serbisë
  • 19:29Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin
  • 19:21Arrestohet kosovari i cili mashtroi autoritetet zvicerane duke iu paraqitur si shtetas francez
  • 19:06Me nderime ushtarake varroset zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati