Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bllokohet plotësisht rruga Ferizaj–Gjilan pas reshjeve të dendura, Policia publikon rrugët alternative

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 17:56
Bllokohet plotësisht rruga Ferizaj–Gjilan pas reshjeve të dendura, Policia publikon rrugët alternative

Rruga magjistrale Ferizaj–Gjilan është bllokuar plotësisht për qarkullimin e automjeteve në fshatin Dardani, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, reshjet e mëdha kanë shkaktuar grumbullim të konsiderueshëm të ujit në rrugë, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Përveç Dardanisë, reshjet kanë prekur edhe fshatrat Ramjan dhe Zllatar.

Policia ka njoftuar se rruga do të mbetet e bllokuar deri në një njoftim tjetër, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Nga drejtimi Ferizaj–Gjilan, shoferët këshillohen të përdorin rrugën përmes fshatit Zllatar, ndërsa nga drejtimi Gjilan–Ferizaj të qarkullojnë në itinerarin Dardani–Zllatar, përgjatë rrugës pranë kompanisë “Metali i Ri”.

Zyrtarët policorë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë orientimin e trafikut, ndërsa u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:01Specialja thotë se “së shpejti” publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 16:57Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë
  • 16:54Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 16:43Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë
  • 16:43Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit në aksionin “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë heroinë