Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Pratipati.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e ardhshëm drejt konstituimit të plotë të legjislativit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.