Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alternative për tregtinë

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 16:04
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alternative për tregtinë

Mbyllja e Hormuzit po riformëson rrugët tregtare, me transportin e kontejnerëve që tashmë po përdor gjithnjë e më shumë rrugë tokësore për të arritur destinacionet, raportoi agjencia AFP.

Bllokada e kësaj rruge kyçe detare ka detyruar pronarët e anijeve të kërkojnë korridore alternative tokësore për të shpërndarë ushqime dhe mallra të prodhuara me kamionë, pasi nuk mund të arrijnë më në vendet bregdetare të Gjirit përmes detit, sipas burimeve nga sektori i logjistikës dhe transportit detar, shkruan A2CNN.

Sipas AFP-së, porti saudit Jeddah në Detin e Kuq po shndërrohet në një “nyje” të re rajonale, ku mbërrijnë anije nga gjigantët detarë si MSC, CMA CGM, Maersk dhe COSCO përmes Kanalit të Suezit.

Më pas, ngarkesat transportohen me kamionë përgjatë autostradave në shkretëtirë drejt destinacioneve si Sharjah, Bahren dhe Kuvajt, të cilat nuk janë furnizuar me rrugë detare gjatë dy muajve të fundit.

“Porti i Xhedas nuk është aspak i dimensionuar për të përballuar këto volume importi dhe një situatë mbingarkese portuale po shfaqet”, tha Arthur Barillas de The, bashkëthemelues i kompanisë së logjistikës Ovrsea.

Pronarët e anijeve kanë bërë të ditur gjithashtu se do të përdorin tre porte jashtë Ngushticës së Hormuzit, Soharin në Oman, si dhe portet Khor Fakkan dhe Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, porti i Aqaba në Jordani po shërben si bazë për dërgimin e mallrave drejt Bagdadit dhe Basras në Irak, ndërsa një korridor përmes Turqisë po lejon gjithashtu hyrjen e mallrave në pjesën veriore të Irakut, sipas raportit.

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA