Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro dhe ndalohen tre të dyshuar në Ranillug

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 14:52
Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro dhe ndalohen tre të dyshuar në Ranillug

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në bashkëpunim me njësitet policore, bazuar në informacione operative, kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatin Korminjan, Komuna e Ranillugut.

Si rezultat i vëzhgimit intensiv dhe vendosjes së dy pritave policore, njësitet operative kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë tre traktorë të tipit Rakovica, me rimorkio të improvizuara dhe pa targa regjistrimi, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të kundërligjshme nga Serbia, përkatësisht nga drejtimi i fshatit Konçul, duke shfrytëzuar rrugë malore dhe alternative në drejtim të fshatit Korminjan.

Gjatë operacionit janë ndaluar tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb dhe shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave përmes vijës kufitare.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjeteve janë zbuluar dhe sekuestruar mallrat si në vijim:

• 144 arka me birra të markave Heineken, Tuborg dhe Zaječarsko;

• 250 kilogramë mish i bluar;

• 2 thasë me suxhuk;

• 324 pula të gjalla;

• 2 printerë profesionalë;

• 2 pajisje të mëdha të rrjetit (switch) MikroTik;

• 5 pajisje të mesme të rrjetit (switch) MikroTik;

• 6 monitorë kompjuteri, 24 inç.

Vlera e përgjithshme e tregut e mallrave të sekuestruara vlerësohet paraprakisht të jetë mbi 10,000 (dhjetë mijë) euro, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet nga autoritetet kompetente pas përfundimit të procedurave përkatëse të vlerësimit.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë ndaluar edhe tre traktorët dhe rimorkiot e përdorura për transportimin e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu.

Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti tjetër të kundërligjshëm që cenon sigurinë, rendin juridik dhe interesat ekonomike të Republikës së Kosovës.

Operacionet e tilla dëshmojnë përkushtimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të institucioneve për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit shtetëror, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit ndërkufitar.

dyshuarsekuestrohenmallra

Të ngjashme

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 72 mijë eurosh në Vërmicë, mbi 4 mijë produkte në kamion

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej 72 mijë eurosh në Vërmicë, mbi 4 mijë produkte në kamion

09:17
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

16:13

Më shumë nga Lajme

  • 15:37I pushuan hetimet ndaj tij, Peci: Prokuroria është e pavarur, nuk e njoh askënd aty
  • 15:36Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane
  • 15:34Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti
  • 15:19Haziri: Gazmend Hoxha u bë sakrificë politike për një dështim të Qeverisë,
  • 15:10Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, kërkojnë rritje dhe pagën e 13-të