Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, duke rikujtuar fyerjen që ministrja Albulena Haxhiu dhe fjalët që Alban Krasniqi ia kishin bërë, Kadri Veselit, vite më parë.
“Para shumë vitesh, Albulena Haxhiu, nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Kadri Veselit me fjalët: “Ti je kriminel.” Më vonë, një tjetër përfaqësues i VV-së, Alban Krasniqi, sot me pozicion publik në institucione shtetërore, shkroi publikisht: “Pastë dorën e marë ai që merr në shenjë,” duke iu referuar po ashtu Kadri Veselit”, ka shkruar Deliu.
Ajo në një postim në “facebook” ka shkruar se si për vite me radhë, eksponentë të LVV-së kanë përdorur gjuhë fyese, përçmuese dhe nxitëse ndaj kundërshtarëve, gazetarëve dhe institucioneve.
