Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës: Katër jetë të humbura në fillim të prillit

GD
Gazeta Demos13 prill 2026 në 16:20
Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës: Katër jetë të humbura në fillim të prillit

Ditët e para të muajit prill janë shënuar me një bilanc tragjik në trafikun rrugor në Kosovë, ku katër persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme.

Më 5 prill, një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Llugë të Podujevës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë disa ditë më vonë në QKUK.

Vetëm një ditë më pas, në Baicë të Drenasit është shënuar një tjetër aksident me fatalitet. Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes

Pak ditë më vonë, në Livoç të Ulët të Gjilanit, një i ri humbi jetën si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave. Viktima ishte Arbnor Mehmeti, 24-vjeç, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike.

Ndërkohë, aksident fatal është regjistruar edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku humbi jetën një 32-vjeçar.

Viktima, Enis Osmanaj, sipas policisë, dyshohet se duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka devijuar djathtas dhe është përplasur me një shtyllë betoni, raporton Klankosova.tv.

Këto raste tragjike janë një alarm për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin dhe përgjegjësinë gjatë vozitjes.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:56Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
  • 22:49Sadriu-Lushaku me kritika për VV-në: Negociatat nuk janë shou mediatik