Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer u ka bërë thirrje liderëve dhe partive politike parlamentare në Kosovë që pas zgjedhjeve të djeshme ta lënë pas “jofunksionalitetin e shtetit”.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai bën thirrje për bashkëpunim dhe koordinim.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, ju falënderoj shumë sinqersiht që keni marrë përgjegjësinë duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë. Dhe u bëj thirrje të gjithëve që kanë përgjegjësi në botën politike, politikanëve, partive politike, qeverisë, opozitës, që të jenë po aq të përgjegjshëm tani, pas zgjedhjeve, për ta lënë pas jofunksionalitetin e shtetit, të gjithë vendit”, tha ai.
