Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka dhënë zyrtarisht betimin për të filluar mandatin e tij të dytë në krye të komunës. Ceremonia u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, në praninë e një numri të madh të ftuarish, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të Junikut.
ZShehu rifitoi drejtimin e komunës në zgjedhjet e balotazhit, duke siguruar bindshëm besimin e shumicës së votuesve. Gjatë ceremonisë, krahas kryetarit, betimin e dhanë edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale, të cilët zyrtarizuan mandatin e tyre si përfaqësues të Kuvendit Komunal të Junikut.
Në fjalimin e tij, kryetari Shehu theksoi përkushtimin ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të komunës, ai u zotua se mandatin e dytë do ta udhëheq me nder, transparencë dhe llogaridhënie, gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve.
