Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar planin legjislativ të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe pa vizion të qartë zhvillimor, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, synimi për trajtimin e rreth 24 ligjeve brenda një tremujori rrezikon të dëmtojë cilësinë e procesit ligjor, në mungesë të konsultimeve dhe vlerësimeve të mirëfillta të ndikimit.


