Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova thyen rekord negativ me energjinë elektrike – Importi i rrymës trefishohet, qytetarët përballen me çmime të larta

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 20:00
Kosova thyen rekord negativ me energjinë elektrike – Importi i rrymës trefishohet, qytetarët përballen me çmime të larta

Kosova ka shënuar një rekord negativ në sektorin energjetik, duke arritur nivelin më të lartë të varësisë nga importi i energjisë elektrike në më shumë se dy dekada.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2025 importi neto i energjisë elektrike arriti në 1.612 gigavat-orë (GWh), pothuajse trefish më shumë krahasuar me vitin 2024, kur ishte 538 GWh.

Kjo sasi përbën 29.2 për qind të konsumit të regjistruar të energjisë elektrike, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2002.

Ndërkohë, prodhimi vendor ka pësuar rënie të ndjeshme. Termocentralet e Kosovës prodhuan 5.254 GWh energji elektrike, apo 15 për qind më pak se një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët të prodhimit që nga viti 2008.

Në anën tjetër, konsumi i energjisë elektrike ka vazhduar të rritet, duke arritur në 5.530 GWh. Vetëm amvisëritë konsumuan 3.393 GWh, që përbën rreth 61 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Një ndër sfidat kryesore mbetet vjetërsia e termocentraleve. Njësitë aktive të Kosovës A datojnë nga vitet 1970, ndërsa ato të Kosovës B nga vitet 1983 dhe 1984.

Varësia nga importi ka ardhur edhe me kosto të lartë financiare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimi mesatar i importit të energjisë elektrike ishte 46 euro për megavat-orë gjatë periudhës 2011–2020, ndërsa në vitet 2021–2024 arriti në 148 euro.

Kjo situatë është reflektuar edhe në faturat e qytetarëve. Nga 1 maji 2025, Zyra e Rregullatorit për Energji miratoi rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind.

Situata mbetet sfiduese edhe gjatë vitit 2026.

Sipas bilancit të miratuar nga ZRrE-ja, gjatë këtij viti është parashikuar importimi i 2.158 GWh energji elektrike, ndërsa eksporti pritet të arrijë në 536 GWh.

Po ashtu, remontet e planifikuara në termocentralin Kosova B parashohin ndërprerje të gjata të funksionimit të blloqeve, duke e shtuar nevojën për furnizim nga jashtë.

Të dhënat tregojnë se kapacitetet aktuale prodhuese nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e vendit, duke e lënë Kosovën të varur nga importi i energjisë elektrike.

elektrikeimportienergjisë

Të ngjashme

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

15:16

Më shumë nga Lajme

  • 20:53Erë, vranët, shi dhe rënie e ndjeshme e temperaturave – moti gjatë pesë ditëve të ardhshme
  • 20:32Raportohet për vrasje në Pogragjë të Gjilanit
  • 20:29Ulutash zhvilloi vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Prizren
  • 20:17Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me veti edhe Radoiçiqin
  • 20:13Ariu mbeti në gjemba në Junik, shpëtohet nga komuniteti