Një ari që kishte mbetur i ngatërruar në gjemba, është shpëtuar në fshatin Jasiq të Junikut, falë ndërhyrjes së përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve.
Në ndërhyrjen për lirimin e tij morën pjesë pjesëtarë të Shërbimit Policor të Junikut, drejtori dhe zyrtarë të parkut, si dhe qytetarë që kontribuuan në këtë aksion.
“Në fshatin Jasiq,në Junik,pata fatin të jem pjesë e një ndërhyrjeje për shpëtimin e një ariu,i cili ishte ngatërruar në gjemba dhe nuk mund të lirohej vetë.
