Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Besnik Krasniqi: Kriza energjetike është e krijuar qëllimisht, i hapi rrugë mafias energjetike

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 09:58
Besnik Krasniqi: Kriza energjetike është e krijuar qëllimisht, i hapi rrugë mafias energjetike

Kandidati i AAK-së, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër lidhur me situatën aktuale energjetike në vend, duke e cilësuar krizën si të krijuar artificialisht dhe me qëllime të pastra përfitimi.

Sipas Krasniqit, qeveria në ikje ka ndalur me vetëdije projekte strategjike, si gazin amerikan dhe ndërtimin e termocentralit, duke i hapur rrugë individëve dhe grupeve të lidhura me atë që ai e quan “mafia energjetike”.

Ai thekson se kjo ka sjellë, sipas tij, vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve të Kosovës, përmes faturave të larta të energjisë elektrike.

“Kriza e krijuar artificiale e energjisë nuk është e paqëllimshme. Kjo qeveri në ikje e ndali gazin amerikan dhe e ndali ndërtimin e termocentralit, krejt qëllimshëm, duke i hapur rrugë Martin Berish*ës, Vuk Hamoviqit dhe mafies energjetike që të kryejnë vjedhjen më të madhe që i ka ndodhur këtij populli, përmes faturave të energjisë elektrike”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të reagojnë përmes votës, duke e quajtur këtë datë si moment vendimtar për t’i dhënë fund, siç u shpreh, keqmenaxhimit dhe abuzimeve në sektorin e energjisë.

“Sot, përveç se po përballemi me çmime enorme, po përballemi edhe me mungesë të madhe të energjisë. Energjinë, që është jetë dhe zhvillim, e kthyen në mjet grabitjeje. Më 28 Dhjetor ta shporrim këtë mafi dhe t’ia kthejmë Kosovën popullit”, tha Krasniqi.

Besnik krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 14:57OVL e UÇK-së mbështet propozimin që Thaçi të zgjidhet president pas kthimit në Kosovë
  • 14:51Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas
  • 14:44“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër
  • 14:40“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
  • 14:38Valë e të nxehtit në Greqi: Temperaturat arrijnë në 42 gradë