Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Berisha: Rama, asnjë hap diplomatik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos22 shkurt 2026 në 15:53
Berisha: Rama, asnjë hap diplomatik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura.

Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiq.

“Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben kurrë zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria. Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme, ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, kryeministri Rama “ nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega në zyrat e vëllaut e padronit të tij, Vuçiq, ndaj edhe ky nuk e përmend ndonjëherë atë, por na i quan idiotë prokurorët e të tjerët më radhë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente
  • 22:50Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!
  • 22:48Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi