Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kryshec, ku ka theksuar se qytetarët po kërkojnë punë dhe zgjidhje konkrete për problemet e tyre, e jo premtime boshe.

Ai u shpreh se rikthimi për Pejën fillon pikërisht nga këto biseda të sinqerta me qytetarët.

“Takimi në Kryshec na tregoi edhe një herë se qytetarët kërkojnë punë dhe zgjidhje, jo premtime boshe. Rikthimi për Pejën tonë nis nga këto biseda të sinqerta”, tha ai.