Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Berisha kritikon deklaratën e Zelenskyt për Kosovën

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 20:58
Berisha kritikon deklaratën e Zelenskyt për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, të Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideron të papranueshme dhe jashtë çdo konteksti historik deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për Kosovën.

Një deklaratë që, siç thotë Berisha, bie ndesh me vendimet e marra nga NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara apo Gjykata Ndërkombëtare për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia gjerë para pak kohësh ishte kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël, e cila shërbeu dhe vazhdon në një farë mënyre të shërbejë si prapavijë e fuqishme e Rusisë në Ballkan. Edhe në këtë kuadër, deklarata e presidentit Zelensky është jashtë çdo konteksti interesi për vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cilëson atë një deklaratë krejtësisht pa vend, krejtësisht të papranueshme, fatkeqe, në një vend që s’duhej bërë kurrë”, tha Berisha.

Por, pavarësisht kësaj deklarate të papranueshme të Zelenskyt, Berisha tha se partia që drejton nuk ndryshon qëndrim kundër agresionit rus ndaj popullit ukrainas.

“Nuk mund të bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus ndaj popullit ukrainas dhe kombit ukrainas që po bën një luftë heroike”, tha ai.

Berisha u shpreh kritik edhe ndaj propozimit për një anëtarësim me të drejta të kufizuara në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Serbinë. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama dhe presidentin serb Vuçiç se e kanë mbështetur këtë ide pa u konsultuar me qytetarët apo institucionet e vendeve të tyre.

Berisha theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me këtë propozim./rtsh

berishandajdeklaratën

Të ngjashme

Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së

Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së

23:10
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

17:31
Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna

Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna

16:00
“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike

“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike

11:30

Më shumë nga Lajme

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut