Gazetari Rid Berisha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
“Të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav, ata vijuan përballjen duke luftuar regjimin tiran të Millosheviqit. Ishin kryeprotagonistë të luftës dhe të paqes, shpallën pavarësinë e Kosovës, vunë themelet e aleancës me Perëndimin, por sot, fatkeqësisht, janë braktisur nga institucionet e Kosovës, ndërsa po përballen me një proces thelbësisht të padrejtë në Hagë.
Kërkohet drejtësi e bazuar në fakte, jo në thashetheme! Nuk po kërkohet as më pak, as më shumë”, shkroi Berisha.