Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 07:47
Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi

Banorët e Rrugës "Tetova" në Podujevë, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen mjaft të rënduar të një shtylle elektrike prej betoni, e cila është anuar rëndshëm dhe rrezikon të rrëzohet nga çasti në çast. 

Siç shihet edhe nga pamjet, shtylla është dëmtuar dhe po mbahet e mbështetur për gardhin e një shtëpie private.



Për më tepër, kabllot elektrike janë varur shumë ulët, pothuajse deri afër tokës.

Kjo përbën një rrezik direkt për fëmijët dhe nxënësit e shkollës që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, të cilët lehtësisht mund t'i prekin ato. 



Përveç rrezikut nga goditja elektrike, ekziston frika se një shembje e mundshme e shtyllës mund të godasë ndonjë automjet në lëvizje ose vetë kalimtarët. 

Përkundër rrezikut të evidentuar, sipas banorëve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë sanimi.

Gjithashtu, banorët u bëjnë thirrje urgjente organeve kompetente dhe kompanisë së distribuimit të energjisë elektrike që të ndërhyjnë sa më parë për zëvendësimin e shtyllës, para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

elektrikebanorëtndonjë

Më shumë nga Lajme

  • 08:52Iu përkeqësua gjendja në QKMF-në e Klinës, vdes gruaja që u dërgua në Pejë - Policia nis hetimet
  • 08:47Çudit hajni në Prishtinë: Pasi i dështon vjedhja me thikë, e heq maskën dhe i thotë punëtorëve se bëri shaka
  • 08:15Hoti: LDK-së i duhen ndryshime të mëdha
  • 08:12Profesori amerikan: Me ndërrimin e pushtetit në Serbi, s’pres marrëveshje të shpejtë me Kosovën, procesi mund të zgjasë pesë vjet
  • 07:46Njofton KEDS: Këto vende mbesin pa rrymë