Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 07:45
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës

Gjykimi ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviqit, si dhe Igor Dimoviqit, pritet të vazhdojë sot, më 29 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin që lidhet me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq ngarkohet edhe me spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Sipas aktakuzës, në kanal ishte vendosur një çantë me rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT, ndërsa Jovan Viqentijeviq dyshohet se kishte ndezur fitilin.

Sulmi dëmtoi infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe rrezikoi furnizimin e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, rrjedhimisht edhe prodhimin e energjisë elektrike.

Një nga provat ku mbështetet prokuroria është ekzaminimi krahasues i dheut të gjetur në çizmet e sekuestruara dhe mostrave të marra pranë vendit të shpërthimit. Sipas përshkrimit në aktakuzë, në këtë ekzaminim janë përfshirë edhe ekspertë të FBI-së amerikane.

Prokuroria pretendon se ngjashmëria ndërmjet mostrave i lidh vëllezërit Viqentijeviq me vendin e ngjarjes. Vlerësimi i kësaj prove dhe i provave të tjera mbetet çështje e shqyrtimit gjyqësor.

Në pjesën e aktakuzës për spiunazh, Jovan Viqentijeviq pretendohet se kishte vepruar për shërbimin informativ ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara.

Dosja përmend një dokument 66-faqësh të KFOR-it, vëzhgimin e ushtarakëve amerikanë të këtij misioni dhe fotografimin e bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut.

Në seancën e 9 korrikut 2026 ishin dhënë fjalët hyrëse. Çështjen nga ana e Prokurorisë Speciale e përfaqëson prokurori Bekim Kodraliu.

Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

vëllezëritigorviqentijeviq

Më shumë nga Lajme

  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër