Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili garon me numrin 109 për deputet, së bashku me udhëheqësit e luftës çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku, u takuan me veteranët e UÇK-së në Kuçicë.
Në këtë takim, Limaj gjeti rastin t’ia dhurojë emblemen “LIRA KA EMËR”, për të cilën Haxhiu u shpreh shumë krenar.
“Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet! Emblema “LIRIA KA EMËR”, të cilën ma dhuroi Fatmir Limaj, është shumë e veçantë për mua dhe për çdo luftëtar të UÇK-së. Ajo simbolizon guximin, sakrificën, qëndresën dhe idealin për të cilin luftuam”, tha ai.
Haxhiu gjithashtu e përshkuajti takimin të mbushur me emocione, kujtime, krenari dhe mobilizim për ta sjellë ndryshimin më 7 qershor.
